GREQI- Tjetër sasi droge është sekuestruar në Greqi. Bëhet fjalë për 35 kg e 700 gram drogë që janë gjetur në brigjet e Korfuzit.

Sipas mediave greke, droga u gjet në zonën detare të quajtur “Tsaki Benitson”.

Ishin 4 pako me drogë që pulsonin pranë bregut të detit. Nuk ka ende të dyshuar për drogën dhe nuk dihet se nga ka ardhur.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: