Mbi 2.4 ton kanabis janë sekuestruar në Ravena të Italisë, sasi kjo nga më të mëdhatë të sekuestruara ndonjëherë në këtë zonë, ndërkohë që në pranga kanë rënë tre shqiptarë.

‘Ravenna today’ shkruan se pas hetimeve u kapën 4 persona, një 26-vjeçar italian si dhe tre shqiptarë, 21, 27 dhe 53 vjeç. Tashmë të gjithë ndodhen pas hekurave nën akuzën e transportit të lëndëve narkotike. Ndërkohë, me trafikanteve dhe policisë ka pasur përplasje me armë zjarri.

Droge

Kontrolli dhe ‘surpriza’
Hetimet rreth këtij grupi kriminal nisën pas një kontrolli të territorit, gjatë natës së të enjtes së kaluar nga karabinierët e Cervia-s dhe Milano Marittima. Patrulla e policisë pikasi një furgon rreth orës 04: 30 të mëngjesit përgjatë zonës së Savio-s, që të çonte në drejtim të Ravenës. ‘Ravenna today’ shkruan se në mjet kishte dy persona. Pas një ndjekje të shkurtër, furgoni që drejtohej nga 26-vjeçari italian u ndalua, ndërsa brenda tij kishte 2,4 ton marijuanë, 62 kg hashash, 4 kg vaj hashashi. Sakaq, personi tjetër arriti t’ia mbathte. Një sekuestrim ky i përmasave të mëdha sa i takon kësaj zone.
Sparatoria a Lido di Classe, 10-11-2017 (foto di Massimo Argnani) (1)

Sparatoria a Lido di Classe, 10-11-2017 (foto di Massimo Argnani) (2)
Arrestimet e shqiptareve
Policia u vu në ndjekje të personit që arriti të arratisjen, ndërkohë që patrulla pikasi në stacionin e Savio-s, dy automjete të dyshimta, një “Alfa 147” dhe “Fiat Punto”. Gjatë aksionit, një prej trafikantëve hapi zjarr ndaj policisë, ndërsa kjo e fundit iu kundërpërgjigj, por askush nuk mbeti i lënduar. Ndërkohë, pas arratisë, tre shqiptarët u arrestuan në një bar, pasi një prej policëve arriti të njihte njërin prej tyre.

Sparatoria a Lido di Classe, 10-11-2017 (foto di Massimo Argnani) (3)

Sparatoria a Lido di Classe, 10-11-2017 (foto di Massimo Argnani) (4)

Sparatoria a Lido di Classe, 10-11-2017 (foto di Massimo Argnani) (5)

Sparatoria a Lido di Classe, 10-11-2017 (foto di Massimo Argnani) (6)

Sparatoria a Lido di Classe, 10-11-2017 (foto di Massimo Argnani) (7)

Sparatoria a Lido di Classe, 10-11-2017 (foto di Massimo Argnani)
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: