GJIROKASTER – Në Gjirokastër toka vijon të dridhet. Pas shtatë tërmeteve të regjistruar mbrëmjen e djeshme, edhe sot banorët kanë dalë të trembur nga banesat e tyre, pasi toka është lëkundur sërish.

Sipas banorëve, lëkundjet kanë qenë më të lehta, në krahasim me ato të një nate më parë dhe nuk janë regjistruar dëme materiale apo të plagosur.

Mbrëmjen e djeshme njerëz të frikësuar me batanije krahëve kanë qëndruar jashtë përgjatë gjithë natës, pas tërmeteve të njëpasnjëshme që u ndjenë në Gjirokastër.

7 tërmete janë numëruar mbrëmë në Gjirokastër, ku i pari ka rënë rreth orës 22:20 të së shtunës, duke vijuar deri në orën 05:25 të së dielës kur është ndier edhe lëkundja e fundit.

Banorët kanë ndenjur jashtë banesave deri rreth orës 7:00 për t’iu rikthyer më pas rutinës së tyre të përditshme. Situata ka qenë e njëjtë edhe në qytetin e Tepelenës dhe Memaliajt.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: