Këngëtari shqiptar Ermal Meta do të marrë pjesë sërish në Sanremo. Vitin e kaluar Meta u rendit i treti në festivalin më të rëndësishëm të Italisë me këngën “Vietato Morire”, të frymëzuar nga mësuesja e tij. Këtë vit ai do të paraqitet në duet me Fabricio Moron, të cilët do të interpretojnë këngën “Non mi avete fatto niente” (Nuk më keni bërë asgjë).

Vitin e kaluar Ermal Meta korri sukses duke marrë çmimin e kritikës me “Vietato Morire”, ndërsa ka publikuar deri tani dy albume “Umano” dhe “Vietato morire”.

Po kështu disa javë më parë këngëtari shqiptar rrëmbeu çmimin ‘MTV Europe Music Awards’. Ai i ka mposhtur konkurrentët në garën për ‘Veprën më të mirë italiane’ duke dalë triumfues. Kjo ka bërë që Meta të marrë vendimin për të konkurruar sërish në festivalin e mirënjohur italian, “Sanremo”.

A post shared by Ermal Meta (@ermalmetamusic) on

Vendimi i tij është mirëpritur nga fansat duke marrë dhjetëra komente pozitive prej tyre ndërsa presin ta shohin në festival.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: