Daniel Serwer, ish-diplomat amerikan dhe profesor në Johns Hopkins School of Advanced International Studies, ka thënë se nëse vendimi i Kuvendit të Kosovës për moskrijimin e Gjykatës mbetet kështu sic është, Kosova do ta ketë të vështirë në të ardhmen ta marrë mbështetjen e SHBA-ve dhe BE-së për çështje të ndryshme përfshirë edhe krijimin e Gjykatës nga Kombet e Bashkuara

Serwer ka thënë në një intervistë për gazetën “Express” se nëse ka vullnet vendimi mund të ndryshojë pasi pro Gjykatës Speciale kanë munguar vetëm 5 vota. Ish-diplomati amerikan ka theksuar se një vend që kërkon njohje dhe pranim ndërkombëtar duhet të tregojë gatishmëri t’i dënojë ata që kanë dëmtuar reputacionin e UÇK’së duke kryer krime lufte.

Ai ka hedhur poshtë mundësinë që Kosova të merret me këto krime.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb