Trajneri portugez i Manchester United, Jose Mourinho është shprehur se rezultati 0:0 ishte i drejtë me atë çfarë u pa në fushën e lojës. Skuadra spanjolle e Sevilla-s ka dominuar nga fillimi deri në fund Manchester United, duke dërguar 25 goditje në drejtim të De Geas, ndërsa anglezët kishin vetëm gjashtë gjuajtje. Madje lojtari më i mirë në fushë ishte portieri i United David De Gea, i cili bëri disa pritje spetakolare.

Por, për Mourinhon rezultati 0:0 është i drejtë, pasi është pasqyrë e asaj çfarë është parë në fushën e gjelbër.
“Nuk jam i lehtësuar se nuk humbëm. Statistikat janë ato që janë, por ju mund të keni 15 goditje, ku 13 prej tyre janë vetëm për statistika. Ndjej se rezultati është ashtu siç ishte ndeshja”, tha Mourinho pas ndeshjes.
(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb