LONDËR- Aktoret, francezja Lea Seydoux dhe italiania, Monica Bellucci u zgjodhën për të interpretuar rolet kryesore femërore në filmin “Spectre”, apisodi i 24-t i aventurave të James Bond, njoftoi sot regjisori Sam Mendes.

Ato iu bashkuan kastës së aktorëve, britanikut Daniel Craig, i cili interpreton spiunin e njohur për herë të katërt dhe do të përballet këtë herë me një kundërshtar të ri të vështirë, interpretuar nga austriaku, Christoph Waltz (“Django Unchained”, “Inglorious Basterds”).

Shfaqja në Britaninë e Madhe e aventurave të reja të 007 është parashikuar më 23 tetor 2015.

Xhirimi, që nisi të hënën dhe do të zgjasë shtatë muaj, do të zhvillohet në studiot ”Pinewood” në afërsi të Londrës, në Romë, Meksiko, Tanger dhe në Alpet austriake”, theksoi Sam Mendes, i cili realizoi James Bondin e dytë.
(ma.ar/afp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb