UEFA ka përcaktuar arbitrat për ndeshjen e dytë të Skënderbeut në “Europa League” të enjten kundër Young Boys në “Elbasan Arena”. Në takimin që korçarët do të tentojnë të marin pikën e parë në fazën e grupeve do të gjykojë holandezi Kevin Blom.

43-vjeçari është një gjyqtar me shumë eksperincë në arenën ndërkombëtare pasi ka marrë stemën e FIFA-s që në vitin 2005 dhe ka gjykuar vazhdimisht në aktivitete madhore.

Për shqiptarët Blom nuk është një emër i panjohur pasi ka drejtuar në dy sfida kombëtaren kuqezi, pikërisht Bosnjë Hercegovinë-Shqipëri të vitit 2011 në kualifikueset e Europianit dhe Norvegji-Shqipëri dy vite më vonë për kualifikueset e Botërorit. E përbashkëta e dy takimeve është se Andi Lila është ndëshkuar në të dyja me të kuqe. Me Bosnjen në minutën e 87-të ndërsa me Norvegjinë ku kombëtarja mori një fitore të mrekullueshme me golin ekzemplar të Salihit është përjashtuar në minutën e 89-të.

Skënderbeu-Young Boys

Gjyqtar: Kevin Blom (Holandë)

Asistentë:
Çarls Shap, Jost Van Zuilen

Gjyqtarë të vijës së portës: Zheroen Manshot, Allard Lindhut

Gjyqtar i katërt:
Hesel Stegstra

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb