Nesër në “Allianz Arena” do të luhet akti i parë gjysmëfinal në “Champions League” mes Bayern Mynchen dhe Real Madrid. Një sfidë tepër e rëndësishme që vendos shumë jo vetëm për fatin e finaleve por edhe për sezonin e skuadrave.

Sipas mediave gjermane Bayern duhet t’ia dalë në këtë sfidë pa austriakun David Alaba. Mbrojtësi i majtë nuk ka qenë sot prezent në seancën stërvitore që skuadra e Bayern zhvilloi gjatë paradites.

Austriaku është i dëmtuar dhe në fundjavë nuk u aktivizua në takimin e kampionatit kundër Hannover. Alaba u dëmtua në sfidën gjysmëfinale të Kupë së Gjermanisë kundër Bayer Leverkusen.

Fakti që nuk u stërvit sot do të thotë se mbrojtësi i majtë nuk do të luajë nesër kundër Real Madrid, veçse nëse ndodh ndonjë mrekulli dhe ai të rikuperohet në kohë rekord.

Në vend të tij, në krahun e majtë të mbrojtjes do të luajë braziliani Rafinha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb