ITALI- Të premten në mbremje, në ndeshjen ndaj Shqipërisë për eliminatoret e Boterorit 2018, portieri Gigi Buffon do të luajë ndeshjen e 1.000-të në radhët e seleksionit dhe të klubit.

Me këtë rast, ai është përshëndetur nga presidenti i Komitetit Olimpik Italian (Coni), Giovanni Malagò, duke i bërë komplimente portierit të seleksionit italian.

“Ka patur një karrierë të jashtëzakonshme si me seleksionin, ashtu dhe me klubin, me Juventus. Jam shumë i nderuar që jam mik i tij: është një person me vlera jo vetëm si sportist, por edhe si njeri”.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: