TIRANE– Trajneri i Kombëtares Shqiptare, Giani de Biasi ka shpallur listën me 23 lojtarët që do të grumbullohen në sfidën me Italinë që do të zhvillohet në 24 mars në Palermo, ndeshje e vlefshme për fazën kualifikuese të Kampionatit Botëror.

Ajo që bie në sy është se në listën prej 23 lojtarësh, 4 prej tyre janë futbollistë nga Superliga Shqiptare. Bëhet fjalë për Alban Hoxhën. Albi Alla, Orges Shehi dhe Liridon Latifi. De Biasi ka thënë se është e vërtetë se skuadra nuk po kalon një moment të mirë, por është shprehur optimist për një rezultat të favorshëm.

Trajneri italian u shpreh ndër të tjera se euforia e ‘Euro 2016’ është sfumuar, ndërsa sfida ndaj Italisë nuk përbën ndonjë emocion të veçantë. De Biasi tha se nuk dorëzohet nga objektivi për vendin e dytë, ndërsa sa i takon rinovimit të kontratës u shpreh se për këtë vendos Federata Shqiptare.

Në listë mungojnë Etrit Berisha dhe Berat Gjimshiti që janë të pezulluar, teksa nuk do të jenë të gatshëm as për miqësoren ndaj Bosnjës. Mungon gjithashtu mbrojtësi Mërgim Mavraj i cili është i dëmtuar. Ndërkohë janë lënë jashtë listës sulmuesit e Pizës, Edgar Çani dhe Rei Manaj, si dhe kanë mbetur sërish larg kombëtares Ergys Kaçe dhe Shkëlzen Gashi.
futbollistet
LISTA E PLOTË

Portierë

Alban Hoxha (Partizani)

Orges Shehi (Skënderbeu)

Thomas Strakosha (Lacio)

Mbrojtës

Ansi Agolli (Karabak)

Elseid Hysaj (Napoli)

Naser Aliji (Kaizerslautern)

Frederik Veseli (Empoli)

Arlind Ajeti (Torino)

Albi Alla (Kukësi)

Mesfushorë

Burim Kukeli (Zyrih)

Migjen Basha (Bari)

Taulant Xhaka (Bazel)

Amir Abrashi (Frajburg)

Odise Roshi (Terek Grozni)

Ledian Memushaj (Peskara)

Andi Lila (PAS Janina)

Jahmir Hyka (San Hoze Ërthkuejks)

Eros Grezda (Lokomotiv Zagreb)

Liridon Latifi (Skënderbeu)

Sulmues

Bekim Balaj (Terek Grozni)

Armando Sadiku (Lugano)

Azdren Llullaku (Astana)

Sokol Cikalleshi (Akhisar Beledijespor).

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: