TIRANË- Pas ndeshjes mes Laçit dhe Partizanit që përfundoi barazim, tifozë të Partizanit i janë drejtuar godinës së Federatës Shqiptare të Futbollit në shenjë proteste. Ata janë shprehur se “nuk pajtohen me ‘teatrin’ e skuadrave”.

Tifozët janë vendosur para ndërtesës së FSHF-së duke lëshuar parulla të ndryshme. Sfida Partizani-Laçi u mbajt sot në mesditë, ku “të kuqtë” Duros kanë humbur një mundësi mjaft të mirë për të qëndruar afër skuadrave të kreut duke barazuar me kurbinasit. Pavarësisht përpjekjeve të shumta, Partizani nuk arriti dot të përmbysë rezultatin. Raçiç ka bërë me dhimbje Shpëtim Duron pasi ka shpërdoruar pafund në këtë takim.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb