Arsenal do të luajë sonte sfidën e parë kundër Milan për “Europa League”, por pavarësisht se ka premisa të rezultojë një ndeshje emocionuese dhe e dyluftuar tifozët e “topçinjve” janë shumë pesimistë për skuadrën e tyre.

“Topçinjtë” kanë humbur 4 ndeshjet e fundit dhe një presion i madh po ushtrohet aktualisht mbi Ëenger.

Triumfi në “Europa League” është mundësia më e mirë për t’u kualifikuar në “Champions League” sezonin e ardhshëm por Milan, i pamposhtur në 13 ndeshjet e fundit, ka shance të mira për të kaluar më tej.

Pesimizmi më shumë te tifozët e Arsenal nuk vjen prej forcës së kundërshtarit, por prej ngjyrës së uniformës që ata do të veshin sonte. Në rrjetet sociale ata shkruajnë:

“Arsenal do të jetë i veshur blu sonte. Humbja e konfirmuar.”

“Arsenal do të veshë uniformën ngjyrë blu sonte kundër Milan. Ju e dini se çfarë do të thotë kjo.”

“Pra ne do të veshim bluzën blu sonte. Oh! Mendoj se e di që tani rezultatin.”

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb