Kombëtarja norvegjeze e futbollit ka bërë sot publike listën me 24 lojtarët e grumbulluar për sfidat miqësore të marsit me Australinë dhe Shqipërinë. Trajneri i kësaj përfaqësueseje, Lagerbak, u shpreh:
“Kemi përdorur shumë lojtarë në vitin 2017. Tani duhet të punojmë që të ndërtojmë një skuadër. Do të ketë gjithmonë hapësirë për lojtarët që bëjnë mirë apo po rriten.”
(BalkanWeb)