Revista shkencore “Nature” zbulon për të gjithë lexuesit 3 evenimentet shkencore më të pritura për Vitin e Ri 2017-të, ndryshime të cilat pritet të ndodhin nën sfondin e një politike të shqetësuar që lidhet përgjithësisht me ndryshimet e qeverive për shumë kome, duke nisur nga SHBA-të.

Do të jenë vrimat e zeza një nga temat shkencore më të nxehta që do të fillojnë me teleskopin ambicioz “Event Horizon Telescope”, një projekt që do të transformojë Tokën në një mega observator për të fotografuar kufijtë e vrimës së zezë që ndodhet në qendër të galaktikës tonë Rruga e Qumështit.

Në pranverë me “Virgo”-n, teleskopi italo-francez i valëve gravitacionale që pritet të zbulojë për herë të parë origjinën e këtyre valëve. Ndërsa do të përfundojë me një zhytje në Saturn misioni 20-vjeçar i sondës “Cassini”, i realizuar nga një bashkëpunim mes NASA-s, Agjencisë Evropiane Hapësionëre (ESA) dhe asaj italiane (ASI).

Projektorët do të jenë të drejtuar gjithashtu nga Kina që në vitin 2017 do të përpiqet, gati 50 vite nga misioni Apollo, që të risjellë në Tokë kampionë të gurit hënor.

Ndërsa në teknologjitë e reja priten me padurim prezantimet e kompiuterëve të parë kuantik. Një fushë ku janë duke u përplasur dy kolosë të “Silicon Valley”, “Google” me të ashtuquajturin “D-ëave” që ka bërë hapat e parë dhe “Microsoft” që po ndjek një rrugë ndryshe duke u përqëndruar në kompjuterat kuantikë topologjik.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: