Gazetari sportiv Dritan Shakohoxha i ftuar në emisionin “Studio e Hapur” të gazetares Eni Vasili në News24, ka treguar se si i lindi Ismail “Ballist” Morinës ideja për të ngritur dronin me flamurin “Autoktonus” në Beograd.

“Kam folur disa herë me Ballistin,” tregon Shakohoxha, “dhe pasi ndodhi ai episodi në Xhenoa, kur lunate Italia me Serbinë, dhe huligani serb Ivan Bogdanov dogji flamurin shqiptar, Ismaili gjithmonë thoshte si mund të bëjmë diçka të bukur kundër tyre. Vriste gjatë gjithë kohës mendjen. Nuk e duroi dot faktin që serbi dogji flamurin tonë në stadiumin italian”, raporton BalkanWeb.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb