Xherdan Shaqiri të shtunën kundër Hull City ka realizuar një ndeshje perfekte ku gjithçka është konkretizuar me një supergol.

Futbollisti me origjinë shqiptare që luan për kombëtaren e Zvicrës ishte lojtari i ndeshjes për Stoke City pasi para se të realizonte, dhuroi asisit në golin e parë. Ish-lojati i Interit nuk e mbylli këtu kontributin për shokët e skuadrës, por rastet e krijuara nga ai nuk gjetën finalizim nga pjesa tjetër e ekipit.

25 vjeçari në minutën e 80 vulosi takimin me rezultatin 3-1 kur nga jashtë zone lëshoi një silur me të majtën që bëri të padobishme hedhjen e portierit.

Goli dhe në përgjithësi loja e mirë e zhvilluar kanë bërë që faqja e madhe sportive “Goal.com” ta përfshijë shtatshkurtrin në formacionin e javës.
auto_Screenshot_51492416217
(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb