TIRANE- Shtetet e Bashkuara të Amerikës i dhuruan Policisë Kufitare dhe Administratës Doganore pajisje për zbulim dhe inspektim. Në një njoftim në faqen zyrtare të ‘Facebook’ Ambasada Amerikane bën me dije se dje ambasadori Donald Lu iu bashkua personelit të Programit për Kontrollin e Eksporteve dhe Sigurinë Kufitare. Këto pajisje, vlera e të cilave arrin në rreth 130,000 dollarë, do të përdoren në disa prej pikave kryesore të kalimit kufitar në Shqipëri. Gjatë fjalës së tij ambasadori Lu theksoi se prioritet i qeverisë shqiptare dhe asaj të SHBA-ve është lufta kundër krimit të organizuar.

“Një prej prioriteteve kryesore të Qeverisë së Shqipërisë, si dhe të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është lufta kundër krimit të organizuar. Këtu përfshihet edhe trafikimi i drogave të paligjshme, armëve dhe i qenieve njerëzore si dhe kontrabandimi i mallrave.”

Dje Ambasadori Lu iu bashkua personelit të Programit për Kontrollin e Eksporteve dhe Sigurinë Kufitare (EXBS) për t’i dhuruar Policisë Kufitare dhe Administratës Doganore pajisje për zbulim dhe inspektim. Këto pajisje, vlera e të cilave arrin në rreth 130,000 dollarë, do të përdoren në disa prej pikave kryesore të kalimit kufitar në Shqipëri. Që prej fillimit të veprimtarisë së tij në Shqipëri në vitin 2003, programi EXBS i ka ofruar Policisë Kufitare dhe Administratës Doganore trajnime, pajisje dhe mbështetje me vlerë rreth 5 milionë dollarë në kuadër të përpjekjeve për zhvillimin e kapaciteteve të sigurisë kufitare.”, thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane.
29791225_10155499688225838_5947846766505230336_n (1)

30127189_10155499687915838_2177268017837113344_n (1)

29695029_10155499689170838_516440207839461376_n

30127113_10155499687940838_8943402051044376576_n
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: