SHBA – 50 persona janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur gjatë një sulmi që u krye në një klub nate, në Orlando të Floridas. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së dielës në lokalin “Pulse”.
Sipas informacioneve që përcjell BBC, 29-vjecari mori peng disa të rinj që ndodheshin brenda klubit të natës, por më vonë ai u vra nga policia. Ish-gruaja e vrasësit të 50 personave është rrëfyer pas sulmit që ndodhi në një klub nate homoseksualësh në Florida.

Ajo e ka përshkruar Mateen si një person të luhatshëm, të shqetësuar edhe me probleme mendore, shkruan BBC. Ndërkohë në internet po qarkullon një video, ku tregohet se si vrasësi në 9 sekonda ka gjuajtur 24 herë me armë.

(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb