SHBA – Një 38-vjeçare përballet me një sërë akuzash pasi ka kryer marrëdhënie seksuale me një minoren. “Brooke Lajiness ka pranuar se ka abuzuar me një 14-vjeçar 15 herë”- bëjnë të ditur efektivët e policisë së Lima Township në Michigan të SHBA.

Sipas The Sun ndaj saj janë ngritur 13 akuza të ndryshme për krimin seksual duke nisur nga joshja me foto nudo që ajo i kishte dërguar deri tek akti i kryer disa herë në vende të ndryshme.

Prokurori i Michiganit ka deklaruar se po vijojnë hetimet për të zbuluar nëse ka edhe minorenë të tjerë të përfshirë në abuzimet 38-vjeçares. Brooke Lajiness u arrestuar pas denoncimit që kishte bërë mamaja e djalit kundër saj, pasi kishte zbuluar se ajo kishte kryer marrëdhënie me të.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb