SHBA – Operohet Selena Gomez. Këngëtarja ka shpërndarë foto në Instagram, ku shfaqet në shtratin e një spitali së bashku me shoqen e saj të ngushtë.
“Ajo më dha dhuratën më të shtrenjtë” –shkruan 25-vjeçarja, duke pranuar se ka kryer një transplant veshke që iu dhurua nga shoqja e saj raporton Daily Mail.

Dy vjet më parë në një intervistë për Billboard Selena Gomez ka folur rreth sëmundjes së saj dhe kimioterapisë që ajo ka ndjekur për t’u kuruar.

Por pas këtij rrëfimi ajo ka mbetur e shokuar kur të gjithë fansat e saj kanë vërshuar me pyetje në rrjetet e saj sociale duke u interesuar rreth sëmundjes së saj. Këngëtarja vuan nga sëmundja e lupus.

Lupus është një sëmundje kronike inflamatore në të cilën vetë sistemi imunitar i trupit sulmon organet dhe indet. Inflamacioni i shkaktuar nga lupusi mund të ndikojë në sisteme të ndryshme të trupit duke përfshirë lëkurën, veshkat, qelizat e gjakut, trurit, zemrës dhe mushkërive.

(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb