BRUKSEL-SHBA-ja iu kërkoi aleatëve të NATO-s të intensifikojnë mbështetjen e tyre për koalicionin duke luftuar kundër organizatës së Shtetit Islamik në Irak dhe në Siri, drejtuar nga Uashingtoni, theksoi sot sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry.

“Iu kam kërkuar të gjithë aleatëve të NATO-s të intensifikojnë mbështetjen e tyre në luftën kundër Shtetit Islamik duke goditur zemrën e organizatës në Irak dhe në Siri”, deklaroi Kerry në përfundim të një takimi ministror të NATO-s në Bruksel.

“Jam i mrekulluar që një numër i konsiderueshëm i aleatëve kanë intensifikuar pjesëmarrjen në këtë betejë, ose kanë si projekt rritjen e kontributeve të tyre”, shtoi sekretari amerikan i Shtetit duke shtuar se ishte gjithashtu e nevojshme për të ndihmuar vendet fqinje, si Jordaninë dhe Libanin.

“Është provuar tashmë që ISIS është një kërcënim, një realitet në mbarë botën”, shtoi Kerry duke e përshkruar si një organizatë tërësisht anarkiste dhe kriminale, aktivitetet e të cilës sfidojnë madje jetën civile duke iu referuar atentateve të përgjakshme në Paris marrë përsipër nga Shteti Islamik.

Parlamenti britanik po përgatitet të autorizojë sot sulmet ajrore kundër grupit të Shtetit Islamik në Siri duke iu përgjigjur kërkesave të Francës pas atentateve në Paris.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: