UASHINGTON- Praktikat e evazionit të zbuluara nga “Panama Papers” mund të kenë një efekt të dëmshëm të konsiderueshëm në luftën kundër varfërisë në të gjithë botën, theksoi sot presidenti i Bankës Botërore (BB).

“Kur shmangen taksat, kur pasuritë publike merren dhe depozitohen në këto parajsa fiskale, të gjitha këto mund të kenë një efekt negativ të konsiderueshëm ndaj misionit tonë për t’i dhënë fund varfërisë”, deklaroi Jim Yong Kim gjatë një konference për shtyp në Uashington.

Presidenti i këtij institucioni kryesor në zhvillimin ekonomik u shpreh jashtëzakonisht i shqetësuar nga skandali “Panama Papers” që ka zbuluar një rrjet të gjerë të evazionit fiskal nëpërmjet kompanive fantazmë në parajsa fiskale.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: