TIRANE– Delegacioni i Bashkimit Europian në vendin tonë, dhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kanë reaguar lidhur me miratimit e 7 ligjeve për paketën e ndryshimeve kushtetuese, ku përfshihet edhe vettingu.

BE dhe SHBA-të kanë kërkuar miratimin e shpejtë të shtatë ligjeve, dhe të parin ligjit e vlerësimit (vetting), në mënyrë që të përshpejtohet zbatimi i paketës së Reformës në Drejtësi.

“Kjo gjë i është bërë e ditur të gjithë udhëheqësve politikë, dhe Kryetari i Kuvendit Meta ka konfirmuar se si Kryetar i Kuvendit është i gatshëm të thërrasë mbledhjen e një seance të jashtëzakonshme të Kuvendit me të hyrë në fuqi Ndryshimet Kushtetuese (më 11 gusht), meqenëse krerët e grupeve parlamentare kanë rënë dakord për këtë. Miratimi i shpejtë i ligjeve zbatuese është parakusht për nisjen e zbatimit të Reformës në Drejtësi, dhe i një rëndësie themelore për rrugën evropiane të Shqipërisë. Drafti u është shpërndarë të gjithë anëtarëve të Komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi gjysmën e dytë të muajit qershor”, thuhet në njoftimin e zyrës së BE-së.

Sot u botuan në Fletoren Zyrtare ndryshimet kushtetuese, të cilat u dekretuan një ditë më parë nga Presidenti Bujar Nishani.

Për të hyrë në fuqi, duhet të kalojnë 15 ditë, (pra hyjnë në fuqi më 11 gusht), ditën edhe kur sipas SHBA dhe BE duhet të mblidhet seanca e jashtëzakonshme.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: