Shtëpia e Bardhë lajmëroi ditën e sotme se është në fazat e para të bisedimeve për të përmbushur zotimin e presidentit Donald Trump për të zhvendosur ambasadën amerikane në Izrael nga Tel Avivi në Jeruzalem.

“Ne jemi në fazat e para të diskutimeve rreth kësaj çështjeje,” tha zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Sean Spicer në një konferencë për shtyp, shkruan Reuters.

Ambasada e Uashingtonit ndodhet në Tel Aviv, ashtu siç ndodhet edhe të tjera poste diplomatike të huaja. Izraeli e quan Jeruzalemin kryeqytetin e tij të përjetshëm, por palestinezët gjithashtu pretendojnë se është pjesë e shtetit palestinez. Të dyja palët përmendin fakte biblike, historike e politike.

Trump, që u betua gjatë fushatës së tij presidenciale të vitit 2016 për të zhvendosur ambasadën, foli ditën e sotme me kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu në telefon, megjiahtë nuk janë zbuluar ende detaje nga biseda e tyre.

Çdo vendim për të thyer status quo-në ka mundësi të nxisë protesta nga aleatët e Shteteve të Bashkuara në disa vende të Lindjes së Mesme si Arabi Saudite, Jordani dhe Egjipt. Uashingtoni mbështetet pikërisht në këto vende për ndihmë në luftën kundër grupit terrorist ISIS, që mposhtja e të cilit, sipas Presidentit të zgjedhur Trump është prioritet.

(e.f/ BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb