SHBA­- Urdhrin e ri ekzekutiv të presidentit Donald Trump, mbi ndalimin e hyrjes së emigrantëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e ka bllokuar një gjykatës federal në Hawaii . Ai quhet Derrick Watson, i cili u shpreh se vendimi i qeverisë për të ndaluar hyrjen e personave nga shtetet e përshirë në urdhrin e ndalimit, për shkaqe të kërcënimit të sigurisë kombëtare ishte marrë mbi “prova të diskutueshme”. Urdhri i presidentit Trump për emigrantët, parashikonte ndalimin e hyrjes në SHBA për 90­ të ditë, të shtetasve nga gjashtë vendeve me shumicë myslimane, si dhe ndalimin për 120 ditë të hyrjes të të gjithë emigrantëve.

Ka ardhur edhe reagimi nga presidenti Trump, i cili e ka përshkruar vendimin e gjykatës si një humbje të madhe të ekuilibrit gjyqësor në vend. “Vendimi i gjykatës për bllokimin e urdhrit ekzekutiv i bëri Shtetet e Bashkuara të Amerikës të duken të dobëta”, tha Trump gjatë një tubimi mbrëmjen e djeshme në Tennessee, ku ka paralajmëruar edhe dërgimin e çështjes në gjykatën supreme.

(I.Ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb