Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur sanksione të reja ndaj Iranit vetëm pak orë pasi Bashkimi Europian njoftoi heqjen e sanksioneve ndërkombëtare për këtë shtet.

Sipas ‘The New York Times’, sanksionet e reja amerikane janë vendosur për shkak të disa testeve të raketave balistike që ka kryer së fundi Irani.

SHBA-ja ka vendosur sanksione ndaj 11 subjekteve iraniane që kanë lidhje me programin e raketave dhe që përdorin sistemin amerikan bankar.

Masa erdhi vetëm pak orë pasi BE-ja në bashkëpunim me SHBA-në njoftuan heqjen e sanksioneve ekonomike ndaj Iranit, pasi ky i fundit kishte respektuar marrëveshjen me 6 fuqitë bërthamore për kufizimin e programit bërthamor.

Si pjesë e marrëveshjes ishte edhe shkëmbimi i të burgosurve mes dy shteteve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: