Në prag të zgjedhjeve presidenciale në SHBA, rruga për Donald Trump mesa duket po bëhet gjithnjë më e vështirë.

Përveçse debateve të cilat rezulton se i ka humbur dhe sondazheve që tregojnë po ashtu humbës, Trump po përballet përditë me akuza të reja.

Femra të ndryshme e akuzojnë Trump për ngacmime seksuale.

E fundit është Jessica Drake, e cila në listë është e 11 femër e cila akuzon Trump. Drake ka dalë në një konferencë për shtyp së bashku me avokaten e saj duke akuzuar Trump se e ka puthur pa dëshirën e saj në vitin 2006.

Madje sipas Drake, pasi e ka puthur pa dëshirë Donald Trump i ka ofruar asaj 10 mijë dollarë për të kaluar një natë në hotel me të.

Jessica Drake madje ka publikuar dhe një foto me Donald Trump për të vërtetuar që është takuar me të.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb