SHBA-Presidenti amerikan Donald Trump ka ndërmend ‘të privatizojë’ pjesën amerikane të Hapësirën ndërkombëtare. Lajmin e bën të ditur Washington Post, e cila zotëron dokumentet e Nasa-s.
Shtëpia e bardhë do të heqë financimet federale për Iss deri në 2015 dhe të krijojë kushte që një agjenci private të ketë mundësi ta menaxhojë. Për këtë qëllim, në propozimin e buxhetit për 2019 është kërkuar 150 milion dollarë.

‘Vendimi për ti dhënë fund mbështetjes federale në 2025 nuk do të thotë që stacioni do të vendoset jashtë orbite, industria e sektorit do të vazhdojë ta bëjë të funksionojë në kuadër të një platforme tregtare’, thuhet në një dokument të Nasa të publikuar nga e përditshmja. Plani i Trump sigurisht që do të hasë në kundërshti të mëdha, mbi të gjitha sepse deri tani Shtetet e Bashkuara kanë financuar rreth 100 miliard dollarë dhe për faktin që Iss është ndërtuar për zbulime shkencore dhe jo për të sjellë përfitime.

’Nasa do të zgjerojë partneritetin e saj ndërkombëtar dhe tregtar në shtatë vitet e ardhshme për të vazhduar dhe garantuar, mbi të gjitha prezencën e njeriut në orbitën e ulët të tokës’ thuhet akoma në Washington Post.

Kërkesa për 150 milion dollarë për 2019 dhe fonde shtesë në vitet që vijnë, do të lejojë zhvillimin dhe maturimin e subjekteve tregtare, të cilat garantojnë që suksesi tregtar në Stacionin ndërkombëtar hapësinor të jetë operativ dhe i nevojshëm’.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb