SHBA-  Të paktën një person u vra dhe 15 të tjerë u plagosën në Ohio, si pasojë e shkëmbimit të zjarrit në një klub nate. Një zyrtar i policisë e përshkroi situatën në klubin e natës “të tmerrshme”. Ai tha se në momentin kur u hap zjarr, në klub ndodheshin me qindra njerëz.

Sipas policisë disa persona u përfshinë në mosmarrëveshje brenda në lokal, një situatë që doli jashtë kontrollit dhe u përshkallëzua në përdorim të armëve. Një nga stacionet televizive lokale raportoi se disa nga viktimat kanë marrë dëmtime të mëdha që u rrezikojnë jetën. Autoritetet nuk kanë bërë ende të ditur nëse ka pasur të ndaluar lidhur me ngjarjen ndërsa thonë se arsyet mbeten ende të paqarta.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: