SHBA- Mësuesja e gjuhës angleze dhe trajnerja e ekipit të hokejt 33-vjeçarja Jenna Leahey është akuzuar për abuzim seksual me nxënësin e saj.
Leahey ishte punësuar në shkollën e mesme Parsippany Hills në Neë Jersey, ndërsa historia me nxënësin nisi kur këtij të fundit i vdiq halla nga kanceri.
Sipas dëshmisë në sallën e gjyqit, mësuesja e ngushëlloi dhe e mbajti afër nxënësin, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, e më pas e ftonte në shtëpinë e saj, si dhe i dërgonte foto nudo në celuar.
Kjo deklaratë u bë edhe nga Dave Alban, mësuesi i futbollit në këtë shkollë.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: