SHBA – Kur ndërhyrja hyjnore nuk është më e mjaftueshme është koha për t’u përveshur punës. Këtë gjë bëri dhe murgesha, Margaret Ann, e cila e veshur me rrobat e saj dhe me një sharrë elektrike ndihmoi për të hapur një rrugë, që ishte zënë nga pemët pas uraganit Irma, në SHBA.

https://www.youtube.com/watch?v=YBIfr6bRfwE

Ngjarja ndodhi në zonën e Miami. Edhe pse Miami nuk u prek drejtpërdrejt nga Irma, në këtë zonë pati stuhi dhe shira të rrëmbyer. “Duhej ndihmë dhe unë kisha mjetet e duhura për ta bërë”- ka thënë murgesha në një intervistë për CCN.

Videoja e murgeshës me sharr në dorë në fillim u publikua nga policia vendase në Facebook dhe më u shpërnda nga të gjithë mediat e huaja.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb