Humb jetën pas një aksidenti tragjik me makinë, Miss California, Stephanie Camarena.

26 vjeçarja po udhëtonte në një makinë Lamborghini, që drejtohej nga milioneri Michael Llamas, 33 vjec, i cili pasi humbi drejtimin e mjetit u përplas me një pemë, duke humbur edhe ai jetën.
CBS News 8 – San Diego, CA News Station – KFMB Channel 8
Policia tha se Llamas po lëvizte më makinën e tij me një shpejtësi 100km/orë kur humbi kontrollin dhe u përplas me një palmë rreth orës 2 të mëngjesit në Harbour Drive.

Lamborghini i tij shpërtheu menjëherë në flakë, raportoi KTLA.

Llamas, ish-shefi ekzekutiv i Medical Marijuana Inc, një kompani me bazë në Poway, Californi, që shet produkte shëndeti dhe bukurie të prodhuara nga ‘kërpi industrial’, u shpall i vdekur brenda automjetit.

Edhe vajza që udhëtonte me Llamas, Miss Califonia 2015, gjeti vdekjen e menjëhershme.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb