Senati i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka mbështetur fuqishëm një projektligj 700 miliardë dollarësh, të politikës së mbrojtjes, që i bën thirrje Pentagonit të luftojë propagandën ruse. Akti i autorizimit të mbrojtjes kombëtare pre 1.215 faqesh, po ashtu do të përfshijë një dispozitë që ndalon përdorimin e softuerit, Kaspersky Lab, në kompjuterët e qeverisë.

Departamenti i mbrojtjes është i autorizuar të shpenzojë 65 milion dollarë, për të ndërtuar një raketë të re, si përgjigje e deklaratave se Rusia ka shkelur traktatin e Forcave Bërthamore në vitin 1987, shkruan rel. Rusia vazhdimisht ka refuzuar akuzat e SHBA-së se ajo ka testuar dhe lëshuar një raketë që prishë marrëveshjen e njohur si INF.

Në projektligji udhëzon Departamentin e Mbrojtjes të raportojë në Kongres për përpjekjet e Rusisë, që të “shpërndajë propaganda, përmes aplikacioneve në rrjete sociale apo përmes internetit”
Ky projektligj është mbështetur fuqishëm nga Demokratët dhe Republikanët, ndërsa kritikët cilësojnë se kjo do të çojë në shkatërrimin e marrëveshjes së Luftës së Ftohtë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: