Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

SHBA reagon për herë të parë: Nuk preferojmë asnjë kandidat më 25 qershor. Presim zgjedhje paqësore

Ambasada-e-SHBA

Ka nisur java e fundit e numërimit mbrapsht drejt 25 qershorit dhe fushata elektorale është tensionuar pas disa incidenteve të njëpasnjëshme. Partnerët ndërkombëtarë janë angazhuar ta monitorojnë nga afër procesin.

Në një reagim për GSH.al ambasada e SHBA në Tiranë komenton situatën në prag të 25 qershorit dhe shton se ata nuk kanë asnjë kandidat të preferuar, por i takon popullit shqiptar të vendosë.

Ky qendrim erdhi pak dite pas takimit te kryetarit te PD, Lulzim Basha me presidentin Donald Trump.

Zëdhënësi i ambasadës, Ryan Roberts iu përgjigj pyetjes së GSH.al, “Çfarë po bëjnë Shtetet e Bashkuara për të mbështetur zgjedhjet parlamentare dhe çfarë presin ato prej tyre?”

Ryan Roberts: Shqipëria ka një mundësi të madhe këtë verë. Nëse mund të zhvillojë zgjedhje paqësore dhe të besueshme, të reduktojë në mënyrë thelbësore trafikimin e narkotikëve dhe të fillojë procesin e vetingut, kjo do t’i jepte shtysë ekonomisë nëpërmjet investimeve dhe do të provonte se Shqipëria është gati për hapin tjetër në procesin e anëtarësimit në BE.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni duke klikuar në linkun e mëposhtëm: http://www.gsh.al/2017/06/19/ekskluzive-shba-nuk-preferojme-asnje-kandidat-me-25-qershor-presim-zgjedhje-paqesore-dhe-lufte-droges/


Komente ( 5 )

  • tani qe nxjerr deklaraten ketu eshte pislliku se ajo e di shume mire se kush do fitoj se populli nuk shkon ne votime se jane bere te gjithe njeri me mashtrues se tjetri dhe as 30% e popullit nuk shkon ne votime dhe usa e di kete ajo do vendosi se kujt do ja japi kete rradhe jo populli dhe kujt populli nje popull dele qe dhe ta shkelesh me kembe do thote me vrave me fal, pra me nje fjale usa e di se kujt do ja japi

  • Pd nuk eshte kunder, pd eshte kunder mashtrimit se gjoja do behet veting nese ps-ja e kriminalizuar mer ne dore drejtimin e tij dhe fut ne burg gjynaqare e ke jashte kriminelet(ashtu sic beri ne keto 4 vjet, mbushi burgjet me hallexhinj qe spaguajne dot dritat e keta qe gllaberojne milionat nu i prek dot njeri.

  • Deri diku Jam dakort me kete amerikanskin kur thote te vendose populli. E verteta eshte qe ketyre nuk u rruhet shume por duan vetem rremuja te mos kete. Do te ishte e vertete dhe kuptimplote shprehja nese sistemi zgjedhor do te ishte ndryshe. Por ne rastin konkret vendosin krrietaret e pardhive dhe populli shkon te beje adetin.

  • Eshte e rendesishme qe PS ta fitoj. Te coj para vetingun sepse cdo parti tjeter nuk e do. Sidomos LSI dhe PD qe jane kunder vetingut dhe qe deri tani jan munduar ta bllokojne

KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .