SHBA– Një shkollë e mesme në Merilend është rrethuar nga autoritetet, pas një incidenti sot në mëngjes, ku janë dëgjuar të shtëna. Njoftimi u bë nga autoritet lokale të shkollës, që thanë gjithashtu se situata ndodhet nën kontroll.

Të shtënat ndodhën në shkollën e mesme “Great Mills” në kontenë “Saint Mary”. Mbetet ende e paqartë nëse incidenti ka shkaktuar të lënduar.

Policia e konfirmoi “incidentin” dhe nëpërmjet një postimi në Twitter i nxiti prindërit të mos i afrohen shkollës. Great Mills është një qytet rreth 113 km në jug të kryeqytetit amerikan Uashington DC.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: