SHBA-ja akuzoi sot Rusinë se po vazhdon të vendosë armë të rënda në lindje të Ukrainës, para hyrjes në fuqi të armëpushimit të nënshkruar para pak ditësh.

“Ne jemi shumë të shqetësuar për vazhdimin e luftimeve, ndërsa kemi informacione se po dërgohen tanke dhe sisteme të raketave në anën tjetër të kufirit, nga Rusia”, deklaroi zëdhënësja e departamentit të Shtetit, Jennifer Psaki.

“Ushtria ruse ka vendosur një sasi të konsiderueshme të materialeve të artilerisë dhe hedhës raketash të shumtë. Ne jemi të sigurt se bëhet fjalë për sisteme ushtarake ruse, jo separatiste”, theksoi Psaki në një komunikatë gjatë konferencës për shtyp.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: