SHBA-Senati i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka konfirmuar diplomatin Greg Delawie në postin e Ambasadorit të ShBA-së në Kosovë, javën e kaluar.

Delawie nga shteti i Virginia-s, do ta zëvendësojë në këtë pozitë ambasadoren Tracey Ann Jacobson e cila i jep fund mandatit të saj trevjeçar si kryediplomate e Amerikës në Kosovë.

Delawie ishte propozuar nga Presidenti Amerikan Barack Obama për ta drejtuar Ambasadën në Kosovë në fund të marsit të këtij viti.

Ndërsa Ambasadorja në largim, Tracey Ann Jacobson ka nisur tashmë takimet e fundit. Një të tillë ajo e ka zhvilluar dje me Atin Sava Janjiç të Manastirit të Deçanit.

(a.n/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: