SHBA- Një stuhi e fuqishme dëbore në Bregun lindor të Shteteve të Bashkuara e ka detyruar Shtëpinë e Bardhë të shtyjë takimin ndërmjet presidentit amerikan, Donald Trump, dhe kancelares gjermane, Angela Merkel, deri më 17 mars.

Zonja Merkel ishte në rrugën e saj për në aeroportin e Berlinit, për të fluturuar drejt Uashingtonit, në momentin kur e ka telefonuar Donald Trump për ta informuar përkushtet e këqija atmosferike.

Të dy palët u pajtuan për ta shtyrë takimin, që ishte parashikuar për sot, ka njoftuar Shtëpia e Bardhë.

Ky do të jetë takimi i parë ndërmjet dy liderëve.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb