SHBA-Pas Luizianës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është radha e Floridës të shpallë emergjencën pas kanosjes se një rreziku të madh nga një stuhi tropikale, që sipas meteorologëve do të sjellë përmbytje fatale dhe erëra tepër të forta.

Guvernatori i Floridës, Rick Scott foli për të gjitha masat paraprake që po merren nga autoritetet.

Shirat e dendur kanë nisur prej mëngjesit të së mërkurës dhe me shumë gjasë reshjet do të shtohen.

Ndërsa në fundjavë banorët janë paralajmëruar të marrin masat e duhura pasi kanoset rreziku i uraganit Madeline.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: