Serbia vazhdimisht po lobon për pengimin dhe anulimin e njohjeve të shtetit të Kosovës.
Pretendimi i fundit i Serbisë ishte me Liberinë, për të cilën, nga Beogradi zyrtar u plasuan informata se ka anuluar njohjen e Kosovës dhe më pas demantimi i këtij informacioni jo vetëm nga Prishtina zyrtare, por edhe nga vetë Qeveria e Liberisë.

E për këtë, ka reaguar ashpër Komisioni i Punëve të Jashtme të Demokratëve në Dhomën e Përfaqësuesve të Kongresit të SHBA-ve.

Përmes një shkrimi në faqen zyrtare në Twitter, Komisioni i Punëve të Jashtme të Kongresit Amerikan, ka thënë se mashtrimet e shtetit serb, kinse vendet e botës po ia kthejnë shpinën Kosovës, është gënjeshtër, duke theksuar se Pavarësia dhe sovraniteti i Kosovës është i përhershëm.

“Pretendimet mashtruese të Serbisë se vendet po i kthejnë shpinën Kosovës është e rreme dhe duke shkaktuar zemërim në rritje në mbarë botën. Serbia duhet ta ndalë këtë dhe të kthehet në normalizimin me fqinjin e saj. Pavarësia dhe sovraniteti i Kosovës është i përhershëm”, thuhet në publikimin e tyre në Twitter.
Capture-64

Ndërkaq, krerët shtetërorë të Serbisë, shpesh deklarojnë se shtete të ndryshme e kanë tërhequr njohjen. Por, sipas autoriteteve kosovare, bazuar në të drejtën ndërkombëtare nuk ekziston tërheqja e njohjes, por vetëm ngrirja e marrëdhënieve ndërshtetërore.

Për 10 vjet të shtetësisë, Kosovën e kanë njohur 116 shtete.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb