SHBA – Një person i armatosur hapi zjarr të enjten në një Kinema, duke vrarë të paktën tre persona, duke përfshirë edhe veten e tij dhe duke plagosur më shumë se 10 të tjerë, tha një zyrtar i policisë për Fox News.

Marshalli i qytetit Brian Papa, u shpreh për Daily Advertiser se sulmuesi me armë hapi zjarr në Teatrin Grand në Lafayette, në Luiziana, para se të vriste dhe veten.

Një zyrtar i policisë tha për Fox News se nga sulmi ka pasur 3 viktima, duke përfshirë dhe autorin e ngjarjes. Më shumë se 10 vetë u plagosën nga sulmi, të plagosurit janë dërguar në spitale, shtoi ai.

Sulmi vjen menjëherë pasi Presidenti Obama, në një intervist për BBC, u shpreh i zhgënjyer për mos arritjen e një konsensusi të gjerë për miratimin e një ligji mbi sigurinë dhe kontrollin e armëve të zjarrit në SHBA.

(g.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: