Një person u vra dhe 7 të tjerë u plagosën nga të shtënat me armë në një kishë në Tennesse të SHBA’ve. Mediat amerikane raportojnë se të shtënat janë dëgjuar në kishën Chapel, jashtë qytetit të Nashville. Në vendngjarje mbërritën forcat të shumta policia dhe ambulanca.

Zëdhënësi i policisë së Metro Nashville, Don Aaron u tha gazetarëve se shërbimi i kishës sapo kishte përfunduar, kur “një person i armatosur mbërriti në parkingun” dhe vrau një grua që shkonte në makinën e saj.

Më pas agresori shkoi në kishe dhe hapi zjarr, duke plagosur edhe personat e tjerë.

Policia e Nashvilit tha për Fox News se një person është marrë shoqëruar në policia.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb