SHBA- Një person ka mbetur i vrarë dhe 14 të tjerë janë plagosur gjatë të shtënave me armë në një klub nate “Cameo” në Ohio. Sipas policisë, dy persona të armatosur janë përfshirë në këtë ngjarje. Policia ka shtuar më tej se nuk ka asnjë tregues që sugjeron se ngjarja ka lidhje me terrorizmin.

Mediat e huaja bëjnë të ditur se disa të plagosur ndodhen në gjendje kritike për jetën. Policia është shprehur se autorët janë arratisur dhe se ka shumë pak të dhëna për ta duke shtuar se dëshmitarët kanë nguruar të bashkëpunojnë.

“Deri tani nuk dihet ende se cili është motivi i kësaj ngjarjeje”-ka thënë policia. Incidenti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm teksa qindra njerëz ndodheshin në klubin e natës, duke u krijuar kështu kaos e panik me njerëzve.

Klubi i natës “Kameo” ka patur probleme edhe më parë por deri më tani ky është më i rëndi, njoftojnë më tej mediat e huaja. Ngjarja vjen thuajse një vit pasi pasi një person i armatosur i qujtur Omar Maten hapi zjarr në një klub nate homoseksualësh në Orlando, Florida duke lënë kështu 49 të vrarë.

(ed.me/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb