I vogli Jacob nuk ja ka dalë duke u ndarë nga jeta në moshën 9 vjeçare, pas një sëmundjeje të rëndë prej të cilës vuante prej tre vjetësh.

Mjekët për fat të keq kishin të drejtë kur thanë që vogëlushi nuk do kishte mundësi të festonte Krishtlindjen.

Jacob është shuar në Barbara Bush Chhildren’s Hospital të Portland ku ishte shtruar.
Nëna dhe babai i vogëlushit kanë arritur për herë të fundit ta bënin të voglit e tyre të festonte Krishtlindjet disa javë më parë.

Prindërit e Jacob në fakt e kishin zbukuruar dhomën e spitalit prej disa ditësh me magjinë e festës si dhe kishin lançuar në Rrjet një apel që njerëzit ti dërgonin kartolina urimi.

Në ditët e fundit Jacob kishte marrë shumë urime për festën. Tani janë vetë prindërit e vogëlushit që japin lajmin e trishtuar të vdekjes së tij duke falënderuar njerëzit e shumtë që në këto jave kanë treguar solidaritetin dhe dashurinë e tyre.’Cdo njeri që i ka dërguar Jacob-it një mesazh urimi, një kartolinë, një video në Facebook, apo një lutje për të, ka bërë diferencën në këto ditë të fundit të jetës së tij.

I keni dhënë Jacob gëzimin dhe optimizmin që ai kishte nevoje’.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: