Shkencëtarët në Shtetet e Bashkuara thonë se e kanë zbuluar vrimën e zezë më të largët që ndonjëherë është vëzhguar, i cili është një fenomen qiellor, që është 800 milionë herë më masiv se Dielli.

Astronomët në Institutin Carnegie për shkencë, thanë në revistën, Nature, që është publikuar dje, se vrima e zezë është në qendër të një objekti qiellor shkëlqyes, i quajtur “quasar”, larg nga Toka afro 13.1 miliardë vjet të dritës, raporton rel.

Për dallim, Toka është e vjetër afro 4.5 miliardë vjet të dritës.
Astronomi, Eduardo Banados, tha se “nëse universi do të ishte një person 50 vjeçar, ne po e shohim një fotografi të atij personi kur ai ose ajo i ka pasur 2 e deri në dy vjet e gjysmë”.

Robert Simcoe, profesor i fizikës në Institutin Masaçusets për Teknologji, tha se objekti “na mundëson matje të kohës, në të cilën universi së pari ishte ndriçuar nga drita e yjeve”.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb