SHBA-Një 18 vjeçare nga Teksasi ka qëlluar veten në gjoks në prani të familjes. Mësohet se veprimi i 18 vjeçares ka ardhur si pasojë e ngacmimeve në internet.
Sipas tabolidit ‘People’, Brandy Vela u kishte dërguar një mesazh familjes së saj duke u thënë: ‘Ju dua shumë dhe më falni për gjithçka’.
Ta alarmuar nga ky tekst ata kishin shkuar në shtëpinë e saj për të kontrolluar nëse gjithçka ishte mirë. Pasi kishin hyrë në shtëpi kishin dëgjuar vajzën duke qarë me fytyrën drejtuar nga muri dhe me armën në gjoks.
Babai i saj ishte munduar që ta bindte që të mos e ngrehte këmbëzën duke e qetësuar me fjalë por gjithçka ishte vonë. Familja e saj kanë thënë se 18 vjeçarja ka rëne pre e fyerjeve dhe ofendimeve në internet nga nxënës të shkollës së saj të cilët i shkruanin mesazhe urrejtjeje për shkak të peshës së trupit.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: