“Në vendin tonë nuk ka kartele droge si në Meksikë, Kolumbi apo disa vende të tjera europiane. Problemi më i madh në Greqi në lidhje me trafikimin e drogës, janë kryesisht organizatat kriminale shqiptare, të cilat kanë marrë në dorëzim në një shkallë të lartë, tregtimin e të gjitha llojeve të drogës”, shprehet për zougla.gr, Shefi i Luftës kundër Drogës në policinë e Athinës, Konstantinos Panagiotopoulos. “Ne jemi gjithnjë gati për bllokimin e këtyre grupeve”, vijon ai, përcjell ‘BalkanWeb’.

“Me rëndësi të veçantë është fakti që grupet kriminale harxhojnë shumë para në teknologji. Konkretisht telefona celularë që vështirë tu gjurmohen bisedat, kode bashkëbisedimi por edhe kimista, janë disa nga armët e karteleve, për të kryer punën e tyre të sigurt. Krimi është gjithnjë një hap para”, shprehet Shefi i antidrogës.

Gjatë 3 viteve të fundit, 2014-2017, vetëm në Athinë janë sekuestruar 484 kg kokainë, 800 kg heroinë, 9 ton 900 kg marijuanë, 387 kg hashash dhe 12.950 rrënjë “cannabis sativa”. Natyrisht që sasitë e sekuestruara janë më të mëdha sepse operacione kryen dhe policia kufitare detare dhe krimi ekonomik.
Në Ballkan, shkruan zougla.gr, vendi kryesor i prodhimit të marijuanës është Shqipëria, e cila furnizon gjithë Europën ose nga kufijtë e saj veriorë ose përmes linjës Greqi-Itali. Sasi të mëdha droge vinë në Greqi përmes kufirit greko-shqiptar me destinacion Italinë përmes portit të Igumenicës apo Patrës.
“Lidhur me trafikimin e drogës, nga arrestimet e kryera, faktohet që dorë kanë organizatat shqiptare”, shprehet Panagiotopoulos. “Gjithashtu një ishull ku kemi vërejtur ardhjen e sasive të drogës është Zakynthos”, thotë ai, shkruan ‘BalkanWeb’.

KOKAINA
“Nga të dhënat që kemi, Shqiptarët mbeten drejtues të trafikut të kokainës në Greqi. Pas tyre vijnë grekët, serbët dhe maqedonasit, kryesisht pranë kufirit”.
“Sasi të mëdha kokaine vijnë në Europë, përmes porteve të Roterdamit, Amversës dhe porteve të Italisë, Gjermanisë dhe Italisë.

HEROINA
“Edhe në trafikimin e heroinës, drejtues janë Shqiptarët”, thotë Shefi antidrogës. “Vijojnë grekët, maqedonasit dhe Bullgarët, ndërkohë që rol të rëndësishëm kanë dhe turqit.
2294770

image (1)

image (2)

image (3)

image (4)

image (5)

image
(Nga: zougla.gr/ Përkthehu dhe përshtati ne shqip BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: