Administratori i ri i NASA-s, një ish-ligjvënës i propozuar nga Presidenti Donald Trump për të udhëhequr agjencinë amerikane të hapësirës, pranoi të mërkurën se ai ka ndryshuar mendimin e tij rreth ndryshimeve klimatike dhe tani beson se njerëzit janë nxitësi kryesor i emetimeve të gazrave serrë.

“Vlerësimi Kombëtar i Klimës që përfshin NASA dhe përfshin Departamentin e Energjisë së bashku me NOAA (Administrata Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike), ka deklaruar qartë se ka shumë të ngjarë … se aktiviteti njerëzor është shkaku dominues i ngrohjes globale , dhe unë nuk kam asnjë arsye të dyshoj shkencën që vjen prej kësaj, “tha Jim Bridenstine në një seancë të Senatit.

Ai po iu përgjigjej pyetjes së parë të paraqitur nga një senator demokrat, Brian Schatz, i cili kërkoi që ai të konfirmonte se njerëzit po ndryshonin me të vërtetë klimën.

“Po”, u përgjigj Bridenstine.

“A është e drejtë ta quash këtë një evoluim të pikëpamjeve tuaja?” pyeti Schatz, i cili është nga Hawaii.

“Po”, tha Bridenstine.

Administratori i NASA-s konfirmoi gjithashtu se agjencia amerikane e hapësirës do të vazhdonte të studionte ciklet e karbonit në Tokë.

“Shkenca nuk duhet të jetë partiake,” tha Bridenstine, një republikan që shërbeu si përfaqësues i Oklahomës në Senat prej vitit 2013 deri në fillim të këtij viti.

“Ju keni angazhimin tim se NASA do të vazhdojë këtë lloj aktiviteti”.

Emërimi i tij në krye të NASA-s ngriti alarmin midis shkencëtarëve, sepse Bridenstine jo vetëm që nuk kishte asnjë sfond shkencor, por kishte pyetur edhe në vitin 2013, nëse ngrohja globale ishte e vërtetë, duke thënë se temperaturat kishin pushuar të rriteshin rreth një dekadë më parë.

Ai u konfirmua si kreu i NASA-s në prill.

Bridenstine gjithashtu ka kërkuar për të siguruar personelin e NASA-s javën e kaluar, duke u thënë atyre se linja buxhetore e Trump për shkencën e tokës në vitin fiskal 2019 “është më i lartë se tre nga buxhetet që u miratuan nga presidenti Barack Obama”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: