Shefki Kuqi, ish-futbollist i Njukasëllit dhe ish-lojtar i Kombëtares së Finlandës ka deklaruar në emisionin “Fair Play” në “News 24” se trajneri Mark Iuliano nuk ka komunikim me lojtarët e tij gjatë ndeshjes.

“Nuk mendoj se Partizani ka dalë jashtë garës për titull. Nuk mendoj edhe se do të vazhdojë kriza më gjatë. Skuadra ende nuk është harmonizuar mirë dhe nuk ka mundur të tregojë gjithë potencialin që ka. Por më bëri përshtypje gjatë ndeshjes se trajneri Mark iuliano nuk kishte komunikim me ekipin në momente të caktuara të ndeshjes”, ka thënë Kuqi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: